I vazhdohet mandati shefit të AKI-së

Aktuale

I vazhdohet mandati shefit të AKI-së

Më: 14 prill 2026 Në ora: 16:43
Foto nga takimi

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë me dije se Petrit Ajetit i është vazhduar mandati në krye të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Në njoftimin e Haxhiut bëhet e ditur se vendimi është marrë në përkim me besimin në profesionalizmin, integritetin dhe lidershipin e Ajetit.

“Gjatë këtij takimi, e falënderuam z. Ajeti për punën e shkëlqyer dhe përkushtimin e treguar gjatë mandatit të kaluar” u shpreh Haxhiu.

Ky është njoftimi i plotë i saj:

Sot, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, nënshkruam vendimin për vazhdimin e mandatit të z. Petrit Ajeti në krye të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë edhe për pesë vjet të tjera.

Ky vendim pasqyron besimin tonë në profesionalizmin, integritetin dhe lidershipin e tij në mbrojtje të sigurisë kombëtare, si dhe në forcimin e institucioneve tona të sigurisë.

Gjatë këtij takimi, e falënderuam z. Ajeti për punën e shkëlqyer dhe përkushtimin e treguar gjatë mandatit të kaluar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat