PDK mbledh Këshillin Drejtues me 20 prill

Aktuale

PDK mbledh Këshillin Drejtues me 20 prill

Më: 17 prill 2026 Në ora: 19:36
Partia Demokratike e Kosovës, kryesia

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Kryesisë, ku u diskutua lidhur me zhvillimet aktuale politike dhe institucionale në vend, si dhe procesin e organizimit të brendshëm të partisë.

Sipas njoftimit, në këtë mbledhje, kryetari Hamza dhe kryesia vendosën që të thërrasin mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së të hënën, më 20 prill. 

Pas kësaj mbledhje, PDK do të dalë me një Deklaratë Politike.

Kjo përmes së cilës do të formalizohen qëndrimet dhe veprimet e partisë lidhur me aktualitetin politik dhe çështjet me rëndësi për qytetarët. 

“Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e organizimit të brendshëm dhe mobilizimit të strukturave të partisë për angazhim më të madh në proceset politike, në shërbim të qytetarëve dhe për adresimin e nevojave të tyre”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat