​Dështon mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji

Aktuale

​Dështon mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji

Më: 20 prill 2026 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, e paraparë për ditën e sotme.

Ky Komision në rend të ditës kishte shqyrtimin Projektligjit për Provimin e Maturës Shtetërore.

Kjo mbledhje e komisionit ishte paraparë të mbahet në orën 10:00.

Mirëpo, asnjë nga anëtarët e Komisionit nuk ishin prezent në kohën e paraparë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat