Formohet grupi punues për projektligjin për Byronë Shtetërore

Aktuale

Formohet grupi punues për projektligjin për Byronë Shtetërore

Më: 21 prill 2026 Në ora: 11:12
Komisioni

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Legjislacion është formuar grupi punues për projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Kryesues i këtij komisioni është zgjedhur deputeti i VV-së, Vigan Qorrolli.

Ndërsa, anëtar të grupit punues janë:

Erxhan Galushi nga Lëvizja Përparimtare e Romëve, Adnan Rrustemi nga LVV, Përparim Gruda nga PDK dhe  Besnik Tahiri nga AAK. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat