Shefja në detyrë e BE-së solidarizohet me familjet e të pagjeturve

Aktuale

Shefja në detyrë e BE-së solidarizohet me familjet e të pagjeturve

Më: 27 prill 2026 Në ora: 12:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Shefja në detyrë e BE-së në Kosovë, Eva Palatova, u solidarizua sot me familjet, të dashurit e të cilave mbeten të zhdukur që nga lufta.

Përmes një postimi të Zyrës së BE-së në Kosovë, theksohet se drejtësia tranzicionale do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për të sqaruar fatin e 1 mijë e 581 personave të zhdukur.

Shton se do të ndihmojë në sjelljen e një ndjenje paqeje për familjet e tyre.

“Drejtësia tranzicionale = e drejta për të ditur të vërtetën!”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat