Bajqinovci: S’ka protesta për oligarkët politikë

Aktuale

Bajqinovci: S’ka protesta për oligarkët politikë

Nga: A.SH Më: 28 prill 2026 Në ora: 10:55
Mefail Bajqinovci

Deputeti i Mefail Bajqinovci nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj thirrjeve të opozitës për protesta në rrugë, duke i cilësuar ato si përpjekje për “zhurmë” në mungesë të mbështetjes qytetare.

Në një postim publik, Bajqinovci tha se qytetarët tashmë kanë dhënë verdiktin e tyre përmes votës, duke iu referuar rezultatit prej 51.11% për Albin Kurti. Sipas tij, opozita, që dikur ka qenë në pushtet, tani po kërkon protesta për t’u rikthyer.

“Koha e tyre ka kaluar, populli nuk del për ta, populli i ka çuar në opozitë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Po kush del në rrugë pas oligarkëve politikë?

Populli ua dha përgjigjen me 51.11% me Albin Kurti.

E tash, kur s’kanë votë, kërkojnë zhurmë.

Ani kur i sheh kush po bën thirrje, të njëjtit që e shfrytëzuan shtetin, e sot kërkojnë “revolta” për me u kthyer prapë.

Por koha e tyre ka kalu, populli nuk del për ta, populli i ka çu në opozitë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat