Abdixhiku: Ne Vjosën shohim si presidente

Aktuale

Abdixhiku: Ne Vjosën shohim si presidente

Më: 29 prill 2026 Në ora: 00:51
Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media pasi Kuvendi dështoi në zgjedhjen e presidentit, tha se Vjosën nuk e shohin si kuorum.

“Ne Vjosën nuk e shohim si kuorum për presidentin e tyre, që i kishte votat e tyre. Vjosën e shohim më shumë se kaq, si presidente, por këto vota nuk u dhanë nga LVV”, deklaroi Abdixhiku.

Ai tha se vendi tash është në fazë zgjedhore dhe shtoi se LDK-ja do të bëjë “bashkimin e madh të së djathtës brenda partisë”.

“Tash jemi në fazë të zgjedhjeve. LDK-së dhe mua na takon të bëjmë bashkimin e madh të së djathtës brenda LDK-së, dhe në këtë bashkim të madh të afrojmë të gjithë njerëzit e mirë që e ndërprejnë marrëzinë institucionale të kësaj partie, të një individi, që është i pangopur me pushtet dhe është i paaftë të bëjë minimalisht diskutim me palët tjera”.

“Vjosën nuk e deshën, nuk e votuan, besoj që populli do të ketë mendim ndryshe. LDK do të vijë me një listë të shkëlqyeshme”, deklaroi Abdixhiku. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat