Ndërrohet komanda e kontingjentit grek në KFOR në Prishtinë

Aktuale

Ndërrohet komanda e kontingjentit grek në KFOR në Prishtinë

Më: 4 maj 2026 Në ora: 21:26
Ndërrohet komanda e kontingjentit grek në KFOR në Prishtinë

Në selinë e KFOR-it në Camp Film City, Prishtinë, u mbajt ceremonia e ndërrimit të komandës së kontingjentit grek, e kryesuar nga Shefi i Shtabit të misionit të NATO-s, Admirali Maximilian Clark, në prani të ambasadores Heleni Vakali.

Gjatë ceremonisë, Clark vlerësoi profesionalizmin dhe përkushtimin e kontingjentit që po largohet, duke i uruar mirëseardhje njësisë së re.

Në shenjë mirënjohjeje për kontributin në sigurinë rajonale, anëtarët e kontingjentit grek u dekoruan me Medaljen e Nenit 5 të NATO-s.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat