Ish-deputetja Statovci i bashkohet Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit

Aktuale

Ish-deputetja Statovci i bashkohet Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit

Nga: A.M Më: 7 maj 2026 Në ora: 11:24
Vjosa Osmani dhe Jeta Statovci

Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ish-deputetja e Guxo, Jeta Statovci i është bashkuar rrugëtimit për zgjedhjet e 7 qershorit.

Osmani në postimin e saj në Facebook, u shpreh se bashkëpunimi mes tyre është ndërtuar mbi vite virtyti, vizioni, vullneti dhe të vërtetë, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

E nisëm bashkë rrugëtimin në Kuvend. Dhe bashkë po vazhdojmë drejt Kuvendit.

Jeta Statovci ishte vetëm 26 vjeçe kur mori mandatin e saj të parë, për t’u rikonfirmuar tri herë radhazi me besimin e qytetarëve, duke qenë vazhdimisht ndër deputetet më të votuara.

Na kanë bashkuar ndër vite virtyti, vizioni, vullneti dhe e vërteta. Mbi të gjitha, na bashkojnë vlerat mbi të cilat e nisëm këtë rrugëtim. E kur ato devijojnë, ne ringrihemi në këmbë, për dashurinë ndaj vendit dhe për rrugëtimin e sigurt të Kosovës.

Na priftë e mbara, gjithmonë përkrah.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat