Osmani: Nuk ka shtet që ka arritur zhvillim të qëndrueshëm ekonomik pa e shndërruar arsimin në prioritet kryesor

Aktuale

Osmani: Nuk ka shtet që ka arritur zhvillim të qëndrueshëm ekonomik pa e shndërruar arsimin në prioritet kryesor

Më: 13 maj 2026 Në ora: 17:55
Vjosa Osmani- Lumir Abdixhiku

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar takim me mësimdhënës në Dardani bashkë me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se ‘nuk ka shtet që ka arritur zhvillim të qëndrueshëm ekonomik pa e shndërruar arsimin në prioritet kryesor kombëtar’.

“Nuk ka shtet që ka arritur zhvillim të qëndrueshëm ekonomik pa e shndërruar arsimin në prioritet kryesor kombëtar.

Prandaj sot kaluam pasditen në Dardani në një bashkëbisedim të përzemërt me mësimdhënës ku dëgjuam nga afër sfidat e përditshme dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm në misionin e tyre fisnik”, ka shkruar Osmani në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat