Hargreaves në Ferizaj: Diskutohet forcimi i bashkëpunimit ndërkomunal

Aktuale

Hargreaves në Ferizaj: Diskutohet forcimi i bashkëpunimit ndërkomunal

Më: 13 maj 2026 Në ora: 21:07
Pamje nga takimi

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar një vizitë në komunën e Ferizaj, të cilën e ka cilësuar si komunën e tretë më të madhe në Kosovë dhe një nga më dinamike ekonomikisht.

Ai është takuar me kryetarin e komunës, Agim Aliu, të cilit i ka uruar mandatin e tretë, duke vlerësuar vizionin e tij për zhvillimin e mëtejshëm të komunës dhe prioritetet e ardhshme.

Hargreaves përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se diskutimet kanë shkuar përtej nivelit lokal, duke përfshirë edhe rolin e Aliut si kryetar i Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Përmes të cilit, sipas tij, po punohet për forcimin e bashkëpunimit ndërkomunal në nivel vendi.

Ai ka theksuar se është diskutuar për sfidat dhe mundësitë në rritjen e bashkëpunimit mes komunave, forcimin e qeverisjes lokale dhe adresimin e prioriteteve të përbashkëta të qytetarëve në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat