Kurti pas takimit me Kos: Të avancohet dosja e Kosovës për statusin e vendit kandidat, mbështetja për BE tek në është rreth 90%
Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në konferencë për media me Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, ka kërkuar që të avancohet aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat.
Kurti ka thënë se janë bërë 40 muaj që kur Kosova ka aplikuar dhe se është koha që BE ta avancojë atë.
“Ndajmë vlera të përbashkëta me BE dhe jemi plotësisht të rreshtuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së. I jemi bashkuar të gjitha sanksioneve kundër federatës Ruse”, ka thënë Kurti.
“Janë bërë mbi 40 muaj që kur kemi aplikuar dhe momenti i ripërtrire i zgjerimit të BE-së duhet të rezultojë me avancimin e merituar të Kosovës. Mbështetja publike për BE-në, për anëtarësim në BE, qëndron rreth 90 % në vendin tonë, dhe është ndër më të lartat nga të gjitha vendet kanidate. Gjetja e unitetit brenda BE-së për të marrë vendime karshi Kosovës është detyrë e përbashkët. Kërkohet që edhe BE të shtyjë këtë unitet përpara. Vakumi që le BE, po synohet të mbushet nga akterë të tjerë dashakëqi, që rrezikojnë sigurinë tonë të përbashkët”, ka shtuar ai.
Kurti pret në takim Marta Kos
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos.
Takimi është duke u zhvilluar në objektin e qeverisë.
Pas takimit Kurti dhe Kos do të kenë konferencë të përbashkët për media.
Kos sot gjatë ditës është takuar edhe me Ushtruesen e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.
Kos mbërrin në Presidencë
Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka mbërritur në Presidencës për takim me U.D. Presidenten, Albulena Haxhiu.
Ajo u prit nga nikoqirja, ku para takimit realizuan edhe disa fotografi.
Nuk është paralajmëruar konferencë për media pas këtij takimi.
Ndërkaq, Kos pritet të takojë edhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti në orën 10:30, pas së cilit është paralajmëruar konferencë për media.
Marta Kos sot në Kosovë, pritet nga Kurti e Haxhiu
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Marta Kos, sot pritet të realizojë një vizitë për herë të parë në Kosovë, që kur mori detyrën nga 1 dhjetori i 2024-ës.
Ajo fillimisht do të zhvillojë takim me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Takimi do të mbahet nga ora 10:00.
Kurse, pas rreth gjysmë ore, ajo do të pritet edhe nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.
Sipas njoftimit, takimi do të zhvillohet nga ora 10:30.
Pas takimi të dy së bashkë do të mbajnë një konferecë për media.