Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e sinqertë për të gjithë ata që iu përgjigjën ftesës dhe u mblodhën sot në Skenderaj, siç thuhet në reagim.
Duke dëshmuar edhe një herë unitetin, dinjitetin dhe gatishmërinë për të qëndruar pranë vlerave të luftës sonë çlirimtare.
“Prania juaj ishte mesazh i qartë i respektit për luftën e UÇK-së dhe për dinjitetin e secilit ushtar të lirisë.
Njëkohësisht, ju lusim që të gjithë të shpërndaheni dhe të ktheheni qetësisht në shtëpitë tuaja, me dinjitetin dhe përgjegjësinë që gjithmonë i ka karakterizuar veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Faleminderit për respektin, mobilizimin dhe kulturën qytetare që treguat sot”, thuhet në reagimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.