LDK organizon mbledhje komemorative për Alush Gashin

Aktuale

LDK organizon mbledhje komemorative për Alush Gashin

Më: 20 maj 2026 Në ora: 12:22
Alush Gashi

Nën patronatin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, të enjten do të organizohet mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit të shquar, anëtarit të Kryesisë, një prej themeluesve të LDK-së e bashkëpunëtorit të Presidentit Rugova, Alush Gashi.

Në njoftimin zyrtar theksohet se mbledhja komemorative mbahet nga ora 11:00, në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë (ish-ASK).

Gashi vdiq më 15 maj në moshën 75-vjeçare.

"FTESË

Nën patronatin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Lumir Abdixhiku, organizohet mbledhje komemorative, në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit të shquar, anëtarit të Kryesisë, një prej themeluesve të LDK-së e bashkëpunëtorit të Presidentit Rugova, Prof. Alush Gashi.

Mbledhja komemorative mbahet nesër (e enjte), në orën 11:00, në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë (ish-ASK)."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat