Anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga radhët e Lëvizja Vetëvendosje, Alban Krasniqi, ka njoftuar se nesër me 21 maj pritet të arrijnë tek votuesit në mërgatë pakot e para me fletëvotime.
"75 mijë pako tashmë janë rrugës për në Leipzig të Gjermanisë", ka shkrur ai në "Facebook".
Postim i plotë:
Nesër me maj pritet të arrijnë tek votuesit në mërgatë pakot e para me fletëvotime.
75 mijë pako tashmë janë rrugës për në Leipzig të Gjermanisë.
Pakoja individuale përmban:
Udhëzuesin për procedurën e votimit;
fletëvotimin;
zarfin e fshehtësisë; dhe
zarfin kthyes.
Çdo pako postare ka numrin e gjurmimit të dërguar nga DHL tek secili votues përmes së cilit mund të përcjellet vendndodhja e pakos me fletëvotim.