Konjufca pret Hamilton, flasin për bashkëpunimin me NATO-n

Aktuale

Konjufca pret Hamilton, flasin për bashkëpunimin me NATO-n

Më: 20 maj 2026 Në ora: 22:03
Pamje nga takimi

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në detyrë Glauk Konjufca, ka pritur në takim Ambasadorin Kevin Hamilton, Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Kaukazin dhe Azinë Qendrore, në vizitën e tij të parë në Kosovë pas marrjes së detyrës.

Sipas njoftimit të MPJD-së, gjatë takimit është diskutuar për partneritetin strategjik Kosovë–NATO dhe progresin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në vitet e fundit.

“Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, priti në takim Ambasadorin Kevin Hamilton, Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Kaukazin dhe Azinë Qendrore, në vizitën e tij të parë në Kosovë pas marrjes së detyrës.

Gjatë takimit u diskutua për partneritetin strategjik Kosovë–NATO dhe progresin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në vitet e fundit.

Ambasadori Hamilton riafirmoi mbështetjen për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me Kosovën në fushën e sigurisë dhe integrimit euro-atlantik”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat