Ekzekutohen shtesat prej 500 euro për lehonat

Aktuale

Ekzekutohen shtesat prej 500 euro për lehonat

Më: 25 maj 2026 Në ora: 17:36
Foto ilustrim

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se sot janë ekzekutuar shtesat për lehonat.

Sipas njoftimit të ministrisë, mjetet financiare në vlerë prej 500 eurosh tashmë kanë dalë në llogaritë e përfitueseve.

Ministria ka ftuar të gjitha lehonat që të verifikojnë llogaritë e tyre bankare për të konfirmuar pranimin e mjeteve.

Ky vendim vjen si pjesë e programeve mbështetëse për nënat e reja dhe familjet e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat