Qytetari e shqyen fletëvotimin në Shkollën “Ismail Qemali”, shoqërohet në stacionin policor

Aktuale

Qytetari e shqyen fletëvotimin në Shkollën “Ismail Qemali”, shoqërohet në stacionin policor

Më: 7 qershor 2026 Në ora: 11:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Qytetarët e Kosovës po votojnë sot në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Një incident është shënuar gjatë procesit të votimit në qendrën e votimit në Shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, një qytetar ka shqyer fletëvotimin pasi e ka marrë atë për të votuar.

Pas incidentit, personi është shoqëruar nga zyrtarët policorë në stacionin policor për procedura të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat