Publicisti shqiptar Milaim Nela ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ai ka deklaruar se “koha e Ramës ka mbaruar” dhe e ka akuzuar atë për shkëputje nga realiteti, duke përdorur edhe terma mjekësorë për të përshkruar gjendjen e tij perceptive. Nela shton se kryeministri po jeton në një “iluzion” dhe se mbështetja politike për të po dobësohet.
Në reagim, ai paralajmëron se zgjatja e qëndrimit në pushtet mund të sjellë pasoja më të rënda për kryeministrin dhe e fton të “dalë nga iluzioni i pushtetit”.
Postimi i plotë:
KOHA JOTE KA MBARUAR!
E ndoqa naltgjatësinë sot në mëngjes për të parë ndonjë refktim të mundshëm!
Ne në terminologjinë mjekësore kur dikujt i kanë rënë të gjitha tullat e kapacitetit mendor përdorim termin: "no insight"!
He has no insight, whatsoever!
Ky zotnia i ka humbur lidhjet me realitetin e me sa duket rrugët e Tiranës mbrëmë i duken imazhe të Inteligjencës Artificiale!
***
Kur ta kuptojë nëse do ta kuptojë ndonjëherë do të jetë shok shumë i madh psikologjik pêr të e do të përfundojë si një miku i tij i ngushtë i "Refleksioneve", ketu e para 14 vitesh!
Ai e ka të qartë se jashtë postit nuk mund të ketë liri për të e burgun ai nuk e përballon dot!
Ai duhet ta kuptojë se ata që e kanë mbajtur deri më sot e kanë lëshuar!
Ai e di fort mirë që nuk janë "molotovarët" që e rrezikojnë por bash ata që e kanë mbajtur deri më sot!
Koha jote ka mbaruar!
Sa më shumë ta zgjasësh aq më e rëndë do të jetë dhimbja!
Dil nga kopshti i Edenit se nuk është realitet, është thjesht një iluzion!