Numërohen mbi 40% e votave me postë, VV në epërsi të thellë

Aktuale

Numërohen mbi 40% e votave me postë, VV në epërsi të thellë

Nga: A.M Më: 15 qershor 2026 Në ora: 14:52
Grafika e KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me procesin e numërimit të votave me postë për kandidatët për deputetë.

Deri tani janë numëruar 92 nga 223 kuti votimi, ose 41,26% e votave me postë.

Nga këto vota, Lëvizja Vetëvendosje ka krijuar një diferencë të madhe të votave, me partitë e tjera politike.

“Bota sot” sjellë rezultatet aktuale të partive politike në votimin me postë:

Lëvizja Vetëvendosje – 70,05%

Lidhja Demokratike e Kosovës – 14,68%

Partia Demokratike e Kosovës – 8.12%

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 5.18%

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat