Kurti vlerëson Daniel Serwer: Mik i madh i Kosovës

Aktuale

Kurti vlerëson Daniel Serwer: Mik i madh i Kosovës

Nga: A.SH Më: 29 qershor 2026 Në ora: 17:48
Foto nga takimi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim profesorin amerikan Daniel Serwer, të cilin e ka cilësuar si mik të madh të Kosovës.

Sipas Kurtit, gjatë takimit është diskutuar për situatën e brendshme politike, përgatitjet e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe zhvillimet gjeopolitike dhe ndikimin e tyre në sigurinë e vendit.

Kurti tha se Serwer ka qenë gjithmonë një zë mbështetës për Kosovën dhe se nuk ka hezituar të flasë për kërcënimet që, sipas tij, Serbia paraqet për sigurinë rajonale.

Postimi i Kurtit:

Sot pata nderin të pres në Zyrën e Kryeministrit profesorin amerikan dhe mikun e madh të Kosovës, Daniel Serwer, për një takim të përzemërt dhe frymëzues. Gjithmonë është kënaqësi të takohem me profesorin Serwer, i cili sot u bë mysafiri i parë amerikan të cilit ia urova përvjetorin e 250-të të pavarësisë së ShBA-ve.

Me profesorin biseduam për një gamë të gjerë temash të rëndësishme, duke përfshirë situatën e brendshme politike, hapat që Kosova po ndërmerr në përgatitje për anëtarësim në BE dhe NATO, si dhe zhvillime gjeopolitike dhe implikimet për sigurinë e vendit tonë.

Kosova është me fat që e ka një mik si Daniel Serwer, i cili kurrë nuk ka hezituar të flasë të vërtetën për popullin tonë dhe kërcënimet që paraqet Serbia ndaj sigurisë rajonale

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat