Thaçi pas intervistimit për shpronësimet në Shipitullë: Temë e përgatitur nga rivalët politikë

Aktuale

Thaçi pas intervistimit për shpronësimet në Shipitullë: Temë e përgatitur nga rivalët politikë

Më: 15 korrik 2026 Në ora: 13:02
Halil Thaçi

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi ka thënë se është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit nga Prokuroria Speciale lidhur me shpronësimet në Shipitullë.

Ai ka thënë se kjo është “temë e përgatitur nga rivalët politikë, por ka thënë se nuk shantazhohet, duke i bërë thirrje prokurorisë që këtë çështje të qojë deri në fund.

“Temë e përgatitur moti nga rivalët e mi politikë, më kanë përfshi në shpronësimet  në Shipitullë. Jam shumë i kënaqur që Prokuroria ka filluar të merret me këtë çështje dhe i bëjë thirrje ta qojë në fund këtë çështje”, ka thënë Thaçi në një deklarim për media pas intervistimit.

Ai ka thënë se do ta ngrejë çështjen e banorëve të Shpitullës dhe Hadës duke thënë se ata janë harruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat