Deshi ta vrasë djalin e tij, në Stanovc, D.B dënohet 13 vjet burgim

Aktuale

Deshi ta vrasë djalin e tij, në Stanovc, D.B dënohet 13 vjet burgim

Më: 24 korrik 2026 Në ora: 17:16
Ilustrim

Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda, e ka dënuar me 13 vjet burgim të pandehurin D.B. i cili akuzohej për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Aktgjykimi është shpallur më 23 korrik 2026 nga kryetari i trupit gjykues, Xhemajl Jusufi.

Sipas njoftimit të Gjykatës, D.B. është shpallur fajtor për veprën penale “Vrasja e rëndë në tentativë” si dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ai akuzohej nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë se kishte tentuar ta vriste djalin e tij në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.

Sipas të dhënave të Policisë, rasti ishte regjistruar më 28 korrik 2025, ndërsa i dyshuari kishte qenë në arrati deri më 14 nëntor të po atij viti, kur edhe ishte arrestuar.Prokuroria Themelore në Mitrovicë kishte njoftuar më 14 nëntor 2025 për arrestimin e D.B., pas një pune operative.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se pas një pune operative është arrestuar një person me iniciale D.B., i cili prej muajsh ka qenë në kërkim, me dyshimin për kryerjen e veprave penale ‘Vrasja e rëndë në tentativë’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat