Mëngjes i qetë nëpër pikat kufitare të Kosovës

Aktuale

Mëngjes i qetë nëpër pikat kufitare të Kosovës

Më: 26 korrik 2026 Në ora: 08:02
Fotoilustrim

Situata në pikat kufitare të Kosovës këtë mëngjes është e qetë, me pritje minimale si në hyrje, ashtu edhe në dalje të vendit.

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, koha e pritjes në shumicën e pikave kufitare varion nga 3 deri në 5 minuta.

Ndërsa nuk raportohen kolona të gjata apo pengesa në qarkullim.

Kjo gjendje u mundëson qytetarëve dhe bashkatdhetarëve të kalojnë kufirin pa vonesa të konsiderueshme. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat