Pasi i mbijetoi mocionit të shkarkimit, Lumir Abdixhiku jep deklaratën e parë

Aktuale

Pasi i mbijetoi mocionit të shkarkimit, Lumir Abdixhiku jep deklaratën e parë

Më: 30 korrik 2026 Në ora: 08:09 Përditësuar në ora: 23:54 më 30.07.2026
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Abdixhiku njofton rikthimin e LDK-së në diskutime me VV-në për institucione

Kreu i rikonfirmuar i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se ky subjekt politik nga nesër vazhdon me diskutimet për formimin e institucioneve të reja.

Ai falënderoi delegatët e Kuvendit të Jashtëzakonshëm për besimin e ri të dëshmuar ndaj udhëheqjes së tij.

“LDK, pas një pushimi të shkurtër, miratoi edhe një deklaratë dhe mori një vendim që ka të bëjë me gjendjen politike në Kosovë. Delegatët e këtij Kuvendi, me shumicë votash, mbështetën përpjekjen tonë për të siguruar stabilitet institucional në Kosovë dhe për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme, të katërtat me radhë”, tha ai.

“Prej këtij momenti, unë heq çështjen e pezullimit të diskutimeve dhe LDK-ja është e hapur të diskutojë për institucionet”, tha ai, teksa shtoi se fillimisht do të definohen parimet e përbashkëta me LVV-në, e më pas do të vijë koha për diskutimet rreth ndarjes së pozitave.

LDK i jep mandat Abdixhikut për bisedime me LVV-në, Haziri zbulon tri parimet

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, pas përfundimit të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së, deklaroi se delegatët i kanë dhënë kryetarit Lumir Abdixhiku mandat që të angazhohet për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje, duke theksuar se një marrëveshje e tillë mund të arrihet vetëm nëse plotësohen tri parime themelore.

Haziri u ka thënë mediave se kërkesa e bashkëpatriotëve tonë u mbyll sot në një atmosferë paqësore dhe miqësore dhe kërkesa e dytë që delegatët i kanë dhënë Abdixhikut që të angazhohet për bashkëpunimin me LVV-në, që nuk do të varet vetëm nga ata si LDK.

Haziri: Bashkëpunimi me LVV-në mund të bëhet në bazë të tri parimeve

“Bashkëpunimi në tri parimet që kemi thënë tash e një kohë, që duhet të kemi marrëveshje për të gjitha ose asnjë, kriteri i dytë, agjenda shtetërore, politika sektoriale, programet qeverisëse, interesi i republikës duhet të përballohet sepse Kosova ka agjendë të rënd, tash e dy vit e gjysmë nuk është punuar në këtë vend, nuk është përballuar asnjë proces, asnjë situatë dhe e treta jo më pak e rëndësishme komfor këtyre dy të parave, është ndarja e përgjegjësive . Aty ku secili merr role dhe përgjegjësinë dhe kjo duhet të bëhet me një marrëveshje bashkëpunim, në të kundërtën LDK shkakton procese“, tha ai.

Sipas tij, pasi që të dakrodohen për të gjitha, dakordohen edhe për ndarjen e përgjegjësive, ku LDK mandej adapton emra.

Haziri: Çdo proces i madh në Kosovë as nuk shkaktohet as nuk mbyllet pa LDK-në

“Jo vetëm i presidenti. Çdo proces i madh në Kosovë as nuk shkaktohet as nuk mbyllet pa LDK-në. Kjo tregon edhe sonte, edhe nesër dhe është mirë që edhe partia e parë dhe partitë tjera që e kanë provu sepse jo rastësisht ata duan të punojnë veç me neve, kanë punu, kanë bashkëpunuar veç me ne dhe të gjithë kërkojnë me bashkëpunuar veç me ne, kështu që gatishmërinë tonë mos ta marrin si dobësi, për neve bashkëpunimi është vlerë por jo domosdoshmërisht siç e nëse s’ka bashkëpunim në proces, atëherë për urime iu qoftë”, tha ai.

Abdixhiku me mesazh të fortë për Përparim Ramën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas Kuvendit të sotëm të partisë, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me kërkesat për shkarkimin e tij dhe raprtimet për ndërhyrje në proceset e brendshme të LDK-së.

Ai tha se, bazuar në atë që ka parë nga përgjimet dhe nga ajo që është bërë publike, nëse vërtetohet se janë përdorur mekanizma shtetërorë për ta trazuar LDK-në, atëherë siç tha ai, për këtë do të ketë përgjegjësi.

Abdixhiku u pyet edhe nëse në këtë drejtim ka qenë i përfshirë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

“Nëse z. Rama është përfshirë në këtë drejtim, ai ka gabuar rëndë. Anëtarësia e LDK-së nuk e fal një gjë të tillë”, theksoi ai.

Abdixhiku: Jam i lumtur me rezultatin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për herë të parë pasi u rizgjodh në krye të partisë në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të kësaj partie.

Në deklarimin e tij para mediave, Abdixhiku falënderoi delegatët dhe të gjithë pjesëmarrësit, duke e cilësuar procesin si një dëshmi të demokracisë së brendshme në parti.

“Hera e dytë këtë vit, LDK dëshmoi demokraci maksimale. Delegatët e Kuvendit të LDK-së, në mënyrë demokratike, dhanë drejtim jo vetëm për lidershipin, por edhe për orientimin programor. Jam i lumtur për rezultatin dhe jam falënderues që konfirmuan rezultatin e janarit”, deklaroi Abdixhiku.

Ai u rizgjodh në krye të LDK-së në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të partisë, duke marrë sërish besimin e delegatëve për të vazhduar drejtimin e subjektit politik.

Zemaj pas votimit në Kuvendin e LDK-së: Menduam se ndryshimi sillte sukses, por shumica vendosi për Abdixhikun

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka reaguar pas përfundimit të votimit në Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë, ku u shqyrtua kërkesa për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku.

Zemaj ka bërë të ditur se ai dhe 151 delegatë të tjerë kishin vlerësuar se ndryshimi në krye të partisë ishte i nevojshëm, por shumica e delegatëve vendosën që Abdixhiku të vazhdojë mandatin e tij.

“Sot e patëm një pikë të rendit të ditës, që nuk kaloi. 152 ishin për, 170 kundër shkarkimit. Ky është fati politik i LDK-së. Kemi menduar se ndryshimi sjell sukses, shumica kanë menduar se duhet vazhduar me Abdixhikun. Ky është rezultati”, ka deklaruar Zemaj.

Ai ka theksuar se procesi ishte demokratik dhe se aspekti procedural i organizimit ishte në nivelin e duhur.

“Ky ishte një proces demokratik, rezultati është ai që është. Gjithçka në aspektin procedural ishte mirë e organizuar. Sido që të jetë, ky është rezultati dhe e mira është se gjithçka ishte demokratike dhe jemi të bashkuar, kështu siç po na shihni”, ka thënë Zemaj.

Deputeti i LDK-së ka bërë të ditur se në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë do të diskutohen mundësitë dhe hapat e mëtejmë pas këtij vendimi.

Me këtë rezultat, Lumir Abdixhiku vazhdon të mbetet kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

LDK pritet të vazhdojë Kuvendin, Rexhepi pro koalicionit me LVV

Delegati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi është shprehur optimist për një bashkëpunim mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjen e presidentit dhe Qeverisë, pas vazhdimit të Lumir Abdixhikut si kryetar i LDK-së.

Ai tha se në vazhdim të kuvendit të partiakë, mund të diskutohet për një bashkëpunim me LVV-në.

Rexhepi: Kuvendi vazhdon pas 20 minutave, duhet koalicion LDK-LVV

“Jo nuk është diskutuar, mbet të vazhdoj pas njëzetë minutash. Mbeten kryesia me u pa se çka po thonë tash lidhur me strategjinë e bisedimeve, mesiguri do të ndodhë. Rendi është me u mbyll kjo temë, duhet të ketë një koalicion. Është në interes të vendit me dhënë zgjidhje, është mirë LVV dhe LDI të gjejnë një kompromis për presidentin dhe qeverinë”, tha ai.

Pantina: Në Kuvendi e LDK-së fitojë demokracia

Delegatja e Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Pantina ka deklaruar se demokracia ka fituar me vazhdimin e Lumir Abdixhikut si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ajo ka treguar se 170 vota ishin për vazhdimin e tij, 152 kundër dhe pesë abstenime.

Pantina: Për Abdixhikun 170 për, 152 kundër dhe pesë abstenime

“Rezultati është se Abdixhiku vazhdon të mbes kryetar. Shpresoj se tash do të folet për përpara. 170 për, 152 kundër dhe pesë abstenime. Demokracia ka fituar. Unë i respektoj vendimet e shumicës. Nuk ka rëndësi a pajtohem unë apo jo, ka folur shumica. Sot vota ka qenë demokratike”, tha ajo.

Kuvendi i LDK-së pritet të vazhdojë pas 30 minutave, megjithatë për pikat e rendit të ditës po diskuton aktualisht kryesia.

Rukiqi: Mocioni dështoi, ka qen vullnet i lirë

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi tha se ka dëshiruar mocioni i delegatëve që kërkuan shkarkimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

I pyetur për presion ndaj delegatëve, ai tha se ka qenë një vullnet i lirë.

Rukiqi: Ka dështuar mocioni

“Ajo çka është me rëndësi se ka dështuar mocioni i tyre. Mendoj që ka qenë vendim i duhur i delegatëve të tjerë që të vazhdohet, nuk ka pasur fare nevojë për kuvend.. ne duhet të japim më të mirën si Lidhje Demokratike e Kosovës. Besoj që ka qenë vullnet i lirë. Këto çka janë shpifje nuk mund t’i komentoj”, tha ai.

Lumir Abdixhiku rikonfirmohet në krye të LDK-së, i mbijeton nismës për shkarkim

Lumir Abdixhiku është rikonfirmuar si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Kryetari i katërt në historinë e partisë më të vjetër në Kosovë arriti të sigurojë mbështetjen e delegatëve, duke i mbijetuar të enjten nismës për shkarkimin e tij.

Vendimi u mor në Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së, ku delegatët votuan lidhur me kërkesën e një pjese të tyre për largimin e Abdixhikut nga drejtimi i partisë.

Pas përfundimit të procesit të votimit dhe numërimit të votave, rezultati konfirmoi vazhdimin e mandatit të Abdixhikut në krye të LDK-së.

Abdixhiku, i cili mori drejtimin e LDK-së në vitin 2021 pas dorëheqjes së Isa Mustafës, tash do të vazhdojë udhëheqjen e partisë në një periudhë me sfida të rëndësishme politike.

Kuvendi i jashtëzakonshëm u shoqërua me debate dhe tensione mes delegatëve, ndërsa procesi i votimit u zhvillua me dyer të mbyllura. Nisma për shkarkimin e tij kishte hapur një përplasje të brendshme në LDK për drejtimin dhe të ardhmen politike të partisë.

Kuvendi i LDK-së votoi për fatin e tij, por Abdixhiku bëri lëvizjen e papritur

Delegatët e LDK-së kanë kryet procesin e votimit për shkarkimin ose jo të kryetarit të kësaj partie Lumir Abdixhiku.

Votimi është bërë në formë të fshehtë, me pyetjen “a duhet të shkarkohet abdixhiku”.

Sipas burimeve të kp-it, Lumir Abdixhiku nuk ka votuar.

Ndërkohë, mbetet numërimi i vota dhe publikimi i rezultateve.

Kuvendi i jashtëzakonshëm erdhi si pasojë e kërkesës së 1/3 të delegatqve, të cilët kërkuan shkarkimin e tij.

Votimi i delegatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës nis pas fjalimit të Abdixhikut dhe akuzave ndaj tij nga Armend Zemaj.

Kurse, ka mbajtur një fjalim deputeti dhe anëtari i këtij kuvendi, Armend Zemaj, i cili ka numëruar dështimet e Abdixhikutn ë krye të LDK-së.

Por ka reaguar edhe njëri nga delegatët e LDK-në nga Gjilani, i cili ka akuzuar të ‘pakënaqurit”, e LDK-së se po duan ta prishin shtëpinë e vet.

Megjithatë, iu është ndërprerë fjalimi duke marrë vendim që mos të ketë më shumë debat, por të nis votimi, gjë që edhe po ndodhi. 327 delegatët janë thirrur me emër për të votuar në mënyrë të fshehtë.

Përndryshe, edhe më 31 janar 2026, ishte mbajtur një kuvendi i partisë, ku delegatët refuzuan dorëheqjen e Lumir Abdixhikut, pas përfundimit të votimit të fshehtë. Megjithatë, ajo që dihet është se ai mori vetëm 28 vota më shumë për të qëndruar në krye të LDK-së.

Delegatët e pranishëm në Kuvend votuan në mënyrë të fshehtë për të pranuar ose refuzuar dorëheqjen e kryetarit të LDK-së, duke u deklaruar me "PO" ose "JO".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat