Berisha thotë se shpreson që Kuvendi të konstituohet

Aktuale

Berisha thotë se shpreson që Kuvendi të konstituohet

Më: 8 gusht 2026 Në ora: 11:36
Veton Berisha

Deputeti nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha, thotë se shkon në seancë për të votuar kryesinë, në mënyrë që të rrjedhin proceset e tjera.

“Të gjitha këto janë lojëra politike të akterëve të caktuar.

Fatmirësisht kemi Kushtetuese që jep interpretimin, nëse dërgohet në gjykatë”, tha ai kur u pyet nëse mendon se është shkelur afati kushtetues.

Edhe deputetë të tjerë të komuniteteve joshumicë janë parë duke hyrë në ndërtesën e Kuvendit, ku seanca, e thirrur për orën 11:00, ende nuk ka nisur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat