Situata në Kuvend, reagon Bedri Hamza

Aktuale

Situata në Kuvend, reagon Bedri Hamza

Më: 12 gusht 2026 Në ora: 13:25
Situata e tensionuar ne Kuvend

Bedri Hamza ka reaguar në Facebook, derisa në Kuvend po vazhdon përplasja mes deputetëve të PDK-së dhe Vetëvendosjes. Hamza ka thënë se Kuvendi nuk është pronë e Albin Kurtit dhe e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kuvendi nuk është pronë e Albin Kurtit dhe e Lëvizjes Vetëvendosje.

Pushteti duhet ta thërrasë urgjentisht seancën për konstituimin e tij. Konstituimi i Kuvendit është detyrim kushtetues dhe nuk mund të kushtëzohet me marrëveshje politike, kalkulime elektorale apo interesa personale të askujt.

Albin Kurti po e zvarrit procesin, sepse konstituimi i tashëm i Kuvendit ia prish kalkulimet politike. Sa më gjatë të mbahet vendi në këtë vakum institucional, aq më shumë hapësirë krijohet për skenarë të rinj politikë dhe zgjedhorë.

Kjo është kapje brutale e shtetit, shkelje e Kushtetutës dhe degradim i institucionit të të zgjedhurve të popullit. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë rekomandime që zbatohen vetëm kur i konvenojnë pushtetit.

Thirreni seancën. Respektoni Kushtetutën. Kuvendi duhet të konstituohet.

Nëse dikush mendon se mund ta mbajë Kosovën në anarki kushtetuese dhe ligjore për t’i realizuar kalkulimet e veta elektorale, gabon rëndë.

Kuvendi duhet të konstituohet tash, menjëherë” shkruan Hamza në reagim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat