Basha dhe zyrtarët e Policisë flasin për forcimin e bashkërendimit

Aktuale

Basha dhe zyrtarët e Policisë flasin për forcimin e bashkërendimit

Më: 13 gusht 2026 Në ora: 19:08
Dimal Basha

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, sot në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit ka takuar zyrtarët e Policisë së Kosovës, Drejtorin e Departamentit të Rendit Publik Arbnesh Ajvazi dhe Nënkolonelin Jeton Rexhepi.

"Gjatë takimit i falënderova për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës në shumë aksione dhe aktivitete të përbashkëta me Ministrinë.

Diskutuam gjithashtu për forcimin e bashkërendimit ndërinstitucional në projektet dhe përgjegjësitë që na presin, me synim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe zbatimin sa më efikas të detyrave tona të përbashkëta.

Policia e Kosovës është partner i rëndësishëm i Ministrisë dhe do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë edhe në të ardhmen", ka shkruar Basha në Facebook".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat