Gruda viziton Thaçin në Hagë

Aktuale

Gruda viziton Thaçin në Hagë

Më: 19 gusht 2026 Në ora: 18:27
Përparim Gruda

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, bëri të ditur se vizitoi ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë.

Ai tha se 16 shtatori do të jetë dita e lirisë për drejtuesit e UÇK-së.

“Sapo përfundova vizitën te Presidenti Hashim Thaçi në Hagë. Ishte me disponim të mirë dhe me vullnet të madh. Biseduam gjatë për tema të ndryshme. Kthjelltësia, intuita dhe forca e tij janë të jashtëzakonshme.

Po largohem nga këtu me ndjenjën se pas shpinës sime po mbetet i mbyllur jo thjesht një njeri, por një pjesë e historisë më të re të Kosovës dhe lirisë sonë. 16 shtatori do të jetë dita e lirisë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin”, shkroi Gruda.

Më 16 shtator 2026 është caktuar shpallja e aktgjykimit ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat