Aleksandër Lumezi jep dorëheqjen…

Aktuale

Aleksandër Lumezi jep dorëheqjen…

Më: 2 shtator 2026 Në ora: 13:45
Aleksandër Lumezi

Në takimin e 301-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), kryesuesi Arian Gashi ka njoftuar se prokurori në zyrën e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi ka dhënë dorëqheqjen nga pozita e anëtarit të komisionit për vlerësimin e performancës së prokurorëve.

“…nuk e kosderoj të arsyeshëm të vazhdoj ku qëndrimi profesional për vlerësimin është në kundërshtim me anëtarët e tjerë të Komisionit”, citoi Gashi të ketë thënë Lumezi në letrën e tij.

Gashi njoftoi se në takimet e radhës do të caktohet anëtari i nevojshëm në këtë komision.

Këshilli pas pauzës ka vazhduar takimin me dyer të mbyllura për trajtimin e rasteve disiplinore dhe atë të vlerësimit të performancës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat