Nesër verdikti në Hagë

Aktuale

Nesër verdikti në Hagë

Më: 15 shtator 2026 Në ora: 08:15
Fotoilustrim

Ka mbetur vetëm një ditë ku Gjykata Speciale në Hagë pritet të shpallë aktgjykimin ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Aktgjykimi do të shpallet pas një procesi gjyqësor që zgjati rreth 6 vjet.

Katër drejtuesit e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërkaq janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

E zyrtarë të platformës "Liria ka Emër", kanë njoftuar se sonte në Hagë organizohet “Nata e pritjes”, tubim paqësor para vendimit të Gjykatës Speciale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat