Ganimete Musliu flet pas vendimit në Hagë

Aktuale

Ganimete Musliu flet pas vendimit në Hagë

Më: 16 shtator 2026 Në ora: 18:02
Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Musliu ka deklaruar se, sipas saj, ata që kanë dhënë deklarata të rreme për përfitime personale, si pasaportë, veturë apo azil, do të përballen me gjykimin e historisë.

“Ata që kanë dhënë deklarata të rreme për një pasaportë, kerr, azil… krejt kanë me dalë. Historia ka me i dënu”, është shprehur Musliu.

Deklarata e saj vjen pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat