Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bëri të ditur se nesër do të mbledhë Këshillin Drejtues dhe strukturat e saj për të shqyrtuar situatën e krijuar pas aktgjykimi dënues ndaj drejtuesve të UÇK-së, duke filluar nga ora 12:00.
OVL-UÇK paralajmëroi konferencë për media.
“Pas përfundimit të mbledhjeve, në orën 13:30, OVL-UÇK do të mbajë konferencë për media, ku do të bëhet e ditur qëndrimi i Organizatës dhe veprimet tona të mëtejshme lidhur me zhvillimin e fundit”, thuhet në njoftim.
Njoftimi:
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, nesër në ora 12:00, do të mbledhë në selinë qendrore Këshillin Drejtues dhe strukturat e saj, për të shqyrtuar situatën e krijuar pas vendimit të Gjykatës Speciale.
Pas përfundimit të mbledhjes, në ora 13:30, OVL-UÇK do të mbajë konferencë për media, ku do të bëhet e ditur qëndrimi i Organizatës dhe veprimet tona të mëtejshme lidhur me zhvillimet e fundit.