Marta Kos pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: Vendimet e Hagës duhet të respektohen

Aktuale

Marta Kos pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: Vendimet e Hagës duhet të respektohen

Më: 16 shtator 2026 Në ora: 18:41
Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për dënimin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një reagim në rrjetin social X, Kos theksoi se Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një institucion i pavarur i drejtësisë dhe se vendimet e tij duhet të respektohen.

Ajo nënvizoi gjithashtu se personat e dënuar kanë të drejtën e apelimit të vendimeve.

“Vendimet e saj duhet të respektohen dhe të dënuarit kanë të drejtë apelimi”, shkroi komisionerja evropiane.

Kos u bëri thirrje gjithashtu aktorëve në rajon që të kontribuojnë në procesin e pajtimitdhe në kapërcimin e ndasive të së kaluarës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat