Policia e Kosovës ka lejuar dy protestues të hyjnë në oborrin e Qeverisë së Kosovës, për të vendosur flamurin kombëtar në hyrje të këtij institucioni.
Ngjarja ka ndodhur gjatë protestës së qytetarëve, e cila prej orësh po mbahet para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, pas aktgjykimit dënues ndaj katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.
Dy protestuesit, pasi kanë hyrë në oborrin e Qeverisë me lejen e Policisë, kanë vendosur flamurin kombëtar në hyrje të objektit.
Protesta gjatë ditës është shoqëruar edhe me tensione. Disa protestues kanë hedhur gurë në drejtim të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke shkaktuar thyerjen e disa xhamave.