Momenti kur Rexhep Selimi i kishte kërkuar me ngulm Jakup Krasniqit të mos lejoj rezolutën për Gjykatën Speciale

Aktuale

Momenti kur Rexhep Selimi i kishte kërkuar me ngulm Jakup Krasniqit të mos lejoj rezolutën për Gjykatën Speciale

Nga: H.O. Më: 16 shtator 2026 Në ora: 20:40
Pamje nga video

Në një video të publikuar në rrjetet sociale kur në Kuvendin e Kosovës kërkohej të votohej rezoluta për Gjykatën Speciale, ish deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi kishte kërkuar nga ish kryeparlamentari Jakup Krasniqi të mos lejonte një veprim të tillë.

Selimi dëgjohet duke kërkuar disa herë të mos lejohet votimi i kësaj resolute që sipas tij është kundër Kosovës dhe pavarësisë së Kosovës.

AI kishte deklaruar poashtu se një ditë do të pendohen ata që e votojnë.

Poashtu Selimi thotë se kjo gjykatë do t’I shërbente vetëm Hashim Thaҫit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat