“Mos e dëgjoni Richard Grenellin”, familja e Haki Imerit reagon pas vendimit në Hagë

Aktuale

“Mos e dëgjoni Richard Grenellin”, familja e Haki Imerit reagon pas vendimit në Hagë

Nga: N.E Më: 17 shtator 2026 Në ora: 12:05
Haki Imeri

Familja e veprimtarit të vrarë Haki Imeri ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një reagim të publikuar pas vendimit, familja e Imerit ka theksuar se Gjykata Speciale është themeluar nga Parlamenti i Kosovës dhe se vendimi i saj duhet të pritet në kuadër të një procesi gjyqësor, duke bërë thirrje për qetësi dhe pritje të procedurave të mëtejshme.

“Gjykata Speciale foli. Gjykata Speciale e dha verdiktin”, thuhet në reagim.

Sipas familjes së Imerit, themelimi i kësaj gjykate nga Kuvendi i Kosovës nënkuptonte se një ditë do të vinte edhe përballja me vendimet e saj.

“Parlamenti i Kosovës e ka themeluar, dhe kur e keni themeluar është dasht ta kuptoni se kjo ditë një ditë do të vijë”, thuhet më tej.

Familja e Imerit ka kritikuar edhe deklaratat e bëra pas vendimit nga ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Ajo ka kërkuar që qytetarët të mos mbështeten te deklaratat për ndërhyrje politike në procesin gjyqësor.

“Mos u besoni ‘miqve’ të Grenellit se ata nuk mund t’i ndihmojnë askujt në këtë proces”, thuhet në reagim.

Në mënyrë të veçantë, familja e Imerit ka shkruar: “Mos e dëgjoni Richard Grenellin se ai nuk u kryen punë shqiptarëve, ai i kryen punë veç Vuçiqit”.

Po ashtu, në reagim pretendohet se deklaratat e Grenellit dhe të personave që e kanë mbështetur atë kanë krijuar pritshmëri se ish-presidenti Hashim Thaçi nuk do të dënohej dhe se do të shpëtohej përmes ndërhyrjes së presidentit amerikan Donald Trump dhe Grenellit.

“Grenelli duhet të shpallet ‘non grata’ në Kosovë”, thuhet në reagim, ndërsa familja e Imerit shpreh edhe kritika të tjera ndaj qëndrimeve të tij.

Në fund, familja e Haki Imerit ka bërë thirrje që të pritet vendimi i Gjykatës së Apelit pa paragjykime dhe me durim.

“Prisni Apelin me durim dhe mos paragjykoni”, thuhet në reagim, duke theksuar se procedura e apelit mund të ndryshojë dënimin, në përputhje me vendimin që do të marrë gjykata.

Reagimi i plotë:

- Gjykata Speciale foli ,

-Gjykata Speciale e dha verdiktin ..

-Parlamenti i Kosoves e ka themeluar , dhe kur e keni themeluar eshte dasht ta kuptoni se kjo dite nje dite do te vie ..

-Pra ata qe dhane verdiktin nuk jane rus as serbe por jane SHBA-ja dhe BE-ja.

-Klithmat per dhune nuk u ndihmojne te pandehureve e sidomos nuk i ndihmojne Theçit .

-Mos u besoni 'miqve' te Grenellit se ata nuk mund t'i ndihmojne askujt ne kete proces ..

-Mos e degjoni Richard Grenellin se ai nuk u kryen pune shqiptareve , ai i kryen pune veq Vuçiqit..

-Dhe ata qe jane miq te tij ata po ashtu kane kontribuar ne ndertimin e nje atmosfere te rreme se Thaçi nuk do te denohet se ate do ta shpetoj Trumpi me Grenellin ..

-Grenelli duhet te shpallet non grata ne Kosove ai eshte kunder shtetit te Kosoves , ate ne SHBA -nuk e respekton as do njeri me peshe..

-Prisni apelin me durim, dhe mos paragjykoni , se nese beni 'gallate' sepse Apeli jo veq e zbret denimin por mund ta rrisnin denimin po ashtu, nese ...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat