Sheshi mbushet me qytetarë në protestën kundër vendimit të Hagës

Aktuale

Sheshi mbushet me qytetarë në protestën kundër vendimit të Hagës

Më: 19 shtator 2026 Në ora: 20:46 Përditësuar në ora: 21:37 më 19.09.2026
Foto nga vendi i ngjarjes

Pjesëmarrësit e thonë betimin e ushtarit të UÇK-së në protestën që po organizohet në Prishtinë

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të katërtën natë me radhë, janë mbledhur shumë qytetarë për të kundërshtuar aktgjykimin dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Edhe në natën e katërt numër i madh qytetarësh janë mbledhur për ta kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale, e cila dënoi ish-krerët e UÇK-së.

Protestuesit shihen të mbajnë flamuj të ndryshëm me UÇK-në, e figurat e luftës.

Pjesëmarrësit, gjatë protestës kanë lexuar betimin e ushtarit të UÇK-së.

Altin Krasniqi i bashkohet protestës në sheshin “Skënderbeu”

Në protestën që po mbahet sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë ka mbërritur edhe Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit.

Krasniqi është parë në mesin e qytetarëve që janë mbledhur në shesh, ku po protestohet kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Protesta e sontme është dita e katërt e tubimeve të organizuara në Prishtinë pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Policia në gatishmëri në sheshin “Skënderbeu”, pas pak nis dita e katërt e protestës

Policia e Kosovës është në gatishmëri në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku pas pak pritet të nisë dita e katërt e protestës kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në shesh tashmë kanë nisur të mblidhen qytetarë, ndërsa Policia është e pranishme në terren për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e protestës.

Protesta është paralajmëruar të nisë në orën 21:00, ndërsa pritet që në shesh të mblidhen qytetarë nga Prishtina dhe qytete të tjera të Kosovës.

Nata e tretë/ Edhe sonte numër i madh qytetarësh ia mësyjnë protestës

Sot është nata e tretë radhazi që qytetarë nga i gjithë vendi mblidhen për të protestuar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, kundër vendimit të Gjykatës Speciale për katër çlirimtarët.

Organizimi qytetar i platformës “Liria ka Emër” po mbështetet nga një numër i madh qytetarësh edhe sonte.

Ndërsa pak minuta na ndajnë nga nisja e protestës, e cila është paraparë të fillojë nga ora 21:00.

Pamjet:

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat