Eskalon protesta e shqiptarëve në Shtutgart, ka të arrestuar

Aktuale

Eskalon protesta e shqiptarëve në Shtutgart, ka të arrestuar

Më: 19 shtator 2026 Në ora: 22:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Mijëra shqiptarë vërshuan kryeqendrat e rajoneve të Gjermanisë, për të protestuar kundër vendimit të Gjykatës Speciale, për krerët e UÇK-së.

Derisa në disa qytete si Koln e Mynih, protesta ishte pa ndonjë incident, e njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për Shtutgartin.

Burime të medias nga vendi i ngjarjes pohojnë se në protestë ishte i nevojshëm intervenimi i njësiteve speciale të policisë gjermane.

Kjo rezultoi me arrestimin e disa protestuesve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat