Deda pas vendimit të Kushtetueses: Tash gjithçka është e qartë

Aktuale

Deda pas vendimit të Kushtetueses: Tash gjithçka është e qartë

Nga: A.SH Më: 23 shtator 2026 Në ora: 15:14
Ilir Deda

Analisti Ilir Deda ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se vendimi e ka kthyer në binarë ligjshmërie konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve.

Deda tha se tash, sipas tij, mbetet të shihet nëse ka mundësi për bashkim politik në situatën aktuale, të cilën e cilësoi si më të vështirën në 15 vitet e fundit.

Postimi i plotë:

Gjykata Kushtetuese e ktheu ne binarë ligjshmërie konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve. Gjithashtu, e prishi matematikën e zgjedhjeve për 27 dhjetor. Tash që gjithçka është e qartë, po presim të shohim a ka çfarëdo mundësie për çfarëdo përbashkimi në këtë situatë - më të vështirën në këto 15 vjetët e fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat