​KFOR-i kontrollon ura dhe rrugë në Deçan

Aktuale

​KFOR-i kontrollon ura dhe rrugë në Deçan

Më: 25 shtator 2026 Në ora: 12:07
​KFOR-i

Inxhinierët italianë të KFOR-it kanë kontrolluar rrugë dhe ura në Deçan për të vlerësuar kushtet e lëvizjes dhe sigurinë e itinerareve.

Sipas njoftimit të KFOR-it, pjesëtarët e Komandës Rajonale Perëndim kanë zhvilluar një seri vëzhgimesh të infrastrukturës, të enjten.

Ata kanë vlerësuar gjendjen e urave dhe rrjetit rrugor, si dhe kufizimet e mundshme për qarkullim.

“Përmes këtyre aktiviteteve, KFOR-i ndjek zhvillimet në terren dhe dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm për lirinë e lëvizjes dhe për një mjedis të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës”, thuhet në një njoftim të misionit të NATO-s në Kosovë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat