Vrasja e vitit 2025 në Podujevë, Gjykata dënon me 20 vite burg Arbër Havollin

Aktuale

Vrasja e vitit 2025 në Podujevë, Gjykata dënon me 20 vite burg Arbër Havollin

Më: 1 tetor 2026 Në ora: 10:02
Fotoilustrim

Arbër Havolli, i akuzuar për vrasjen e B. S., në Llapashticë të Epërme të Podujevës në shtator të vitit 2025, është shpallur fajtor nga Gjykata e Prishtinës.

I njëjti është dënuar me gjithësej 20 vite burgim (dënim unik). Pasi i njëjti në shqyrtim gjyqësor kishte pranuar fajësinë për këtë vepër penale.

Për vrasje Havolli është dënuar nga shkalla e parë me 19 vite burgim kurse për armëmbajtje me 2 vite burgim.

Havolli në seancën fillestare kishte shprehur keqardhje për rastin “Më vjen keq për rastin që ka ndodhë, nuk kam dashtë me ndodhë kjo, i kërkoj familjes falje. Për veprën e parë nuk e pranoj fajësinë, për armëmbajtje pa leje e pranoj fajësinë.”- kishte thënë i pandehuri Arbër Havolli më 13.05.2026.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat