Përfundon protesta para Kuvendit, kërkohet votimi i ligjit për Specialen pa vonesë

Aktuale

Përfundon protesta para Kuvendit, kërkohet votimi i ligjit për Specialen pa vonesë

Më: 3 tetor 2026 Në ora: 19:30 Përditësuar në ora: 20:11 më 03.10.2026
Protesta në Prishtinë

Përfundon protesta para Kuvendit, kërkohet votimi i ligjit për Specialen pa vonesë

Protestuesit e iniciativës “Jo në emrin tim”, pas përfundimit të protestës së ditës së 18-të, kanë marshuar drejt njërës nga hyrjet e Kuvendit të Kosovës, ku kanë kërkuar votimin pa vonesë të ndryshimeve dhe plotësimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Në këtë aksion, protestuesit kanë lexuar një nga një emrat e 110 deputetëve të Kuvendit, duke u bërë thirrje që të veprojnë dhe ta votojnë projektligjin.

Çlirim Haziri, organizator i protestës, duke iu drejtuar protestuesve, Haziri tha se Kuvendi ka një borxh ndaj UÇK-së dhe dëshmorëve të saj.

“UÇK-ja e ndërtoi këtë shtet, sakrifica e saj, plagët e saj dhe gjaku i dëshmorëve të saj. Ky Kuvend ia ka borxh ligjin. Ia ka jo pse ne frikësohemi nga drejtësia, por nuk do ta lejojmë që një padrejtësi të shitet si drejtësi, një padrejtësi të na denjë në emër të drejtësisë. Presidentin ia kanë borxh Kosovës, por ligjin ia kanë borxh UÇK-së”, tha Haziri.

Aksioni është zhvilluar në kohën kur, sipas protestuesve, kanë mbetur edhe tri ditë deri në përfundimin e afatit për zgjedhjen e presidentit. Ata kanë kërkuar që deputetët të mos e shtyjnë më tej votimin e ndryshimeve ligjore.

Protesta “Jo në emrin tim” ka hyrë në ditën e 18-të, me kërkesën për veprime konkrete të institucioneve në mbrojtje të UÇK-së dhe të çlirimtarëve.

“Ligjin ia keni borxh UÇK-së”, Haziri thirrje deputetëve nga protesta e 18-të

Organizatori i protestave të përnatshme “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka marrë fjalën para protestuesve në natën e 18-të të protestës, duke kërkuar nga deputetët e Kuvendit që të votojnë ligjin për Dhomat e Specializuara.

Haziri tha se, sipas tij, Kuvendi ia ka borxh këtë ligj UÇK-së dhe dëshmorëve të saj.

“UÇK-ja e ndërtoi këtë shtet, sakrifica e saj, plagët e saj dhe gjaku i dëshmorëve të saj. Ky Kuvend ia ka borxh ligjin. Ia ka jo pse ne frikësohemi nga drejtësia, por nuk do ta lejojmë që një padrejtësi të sillet si drejtësi... Presidentin ia kanë borxh Kosovës, por ligjin ia kanë borxh UÇK-së”, tha Haziri. 

Jo në emrin tim” te Kuvendi: Protestuesit lexojnë emrat e 110 deputetëve, kërkojnë votimin e ligjit pa vonesë

Protestuesit e iniciativës “Jo në emrin tim”, pas përfundimit të protestës së ditës së 18-të, kanë marshuar drejt njërës nga hyrjet e Kuvendit të Kosovës, ku kanë kërkuar votimin pa vonesë të ndryshimeve dhe plotësimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Në këtë aksion, protestuesit kanë lexuar një nga një emrat e 110 deputetëve të Kuvendit, duke u bërë thirrje që të veprojnë dhe ta votojnë projektligjin.

Aksioni është zhvilluar në kohën kur, sipas protestuesve, kanë mbetur edhe tri ditë deri në përfundimin e afatit për zgjedhjen e presidentit. Ata kanë kërkuar që deputetët të mos e shtyjnë më tej votimin e ndryshimeve ligjore.

Protesta “Jo në emrin tim” ka hyrë në ditën e 18-të, me kërkesën për veprime konkrete të institucioneve në mbrojtje të UÇK-së dhe të çlirimtarëve

Protestuesit para kuvendit, kërkojnë votimin e ligjit

 Protestuesit kanë shkuar te ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar nga deputetët miratimin e ndryshimit dhe plotësimit të ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

“Votoni ligjin”, është kërkesa kryesore e protestuesve, të cilët gjatë marshimit po brohorasin dhe mbajnë pankarta e simbole të UÇK-së.

Protesta vazhdon për të 18-tën natë në Prishtinë

Qytetarë të shumtë janë mbledhur të shtunën mbrëma në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke vazhduar protestat kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e katër ish-drejtuesve të UÇK-së.

Ky është tubimi i 18-të i organizuar radhazi në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit. Protestuesit e konsiderojnë vendimin të padrejtë dhe kërkojnë ndryshime në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Gjatë ditës, platforma “Liria ka emër” zhvilloi një aksion para Kuvendit të Kosovës, ku u bë thirrje deputetëve që të thërrasin një seancë të jashtëzakonshme për shqyrtimin e ndryshimeve ligjore.

Më 16 shtator, Gjykata Speciale dënoi Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim.

Ndërkohë, më 2 tetor, Qeveria e Kosovës deklaroi se nisma e PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk përballet me pengesa ligjore.

Ndryshimet e propozuara ende nuk janë miratuar në Kuvend. PDK-ja, ndërkohë, ka bërë të ditur se mbështetjen për zgjedhjen e presidentit e lidh me miratimin e këtyre ndryshimeve.

Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat