​Haxhiu dhe Mickoski diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Maqedoni e Veriut

Aktuale

​Haxhiu dhe Mickoski diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Maqedoni e Veriut

Më: 27 tetor 2026 Në ora: 17:50
Foto nga takimi

Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe ecuria e projekteve të përbashkëta në interes të qytetarëve, ishte tema qendrore e diskutimit në takimin që kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, zhvilloi në Shkup me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Në takim vëmendje të veçantë iu kushtua projekteve infrastrukturore, përfshirë lidhjen rrugore Prizren-Tetovë dhe autostradën Shkup-Bllacë, si dhe ndërlidhjes energjetike.

Kryetarja e Kuvendit tha se interesi ynë i përbashkët është që këto projekte të realizohen sa më parë, në mënyrë që zotimet të kthehen në rezultate konkrete.

"Këto projekte kanë rëndësi përtej infrastrukturës. Ato e lehtësojnë lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave, dhe njëkohësisht tregojnë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut bashkëpunojnë si dy fqinjë të mirë. Kuvendi i Kosovës do t'i mbështesë këto projekte dhe do t'i ndjekë nga afër deri në përfundim", theksoi Haxhiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat