Familjarët e Arlinda Zekaj së bashku me protestuesit po protestojnë para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar drejtësi për rastin e saj.
Protesta është përcjellë me emocione të forta, ndërsa familjarët janë parë në gjendje zie dhe me lot në sy, duke shprehur dhimbjen dhe pakënaqësinë e tyre.
Gjatë protestës janë dëgjuar alarm dhe vërshëllima.
Ndërsa protestuesit kanë hedhur mjete tymuese në drejtim të këmbëve të zyrtarëve policorë, të cilët janë pozicionuar para hyrjes së Qeverisë.
Protestuesit janë para objektit të Qeverisë, ku pranë tij ka nisur edhe vendosja e një tende për qëndrimin e tyre.