Qeveria e Kosovës mban nesër mbledhjen e radhës

Aktuale

Qeveria e Kosovës mban nesër mbledhjen e radhës

Nga: A.M. Më: 15 nëntor 2026 Në ora: 21:31
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës do të mbajë nesër, më 16 nëntor, mbledhjen e radhës, në ndërtesën e Qeverisë në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrisë, mbledhja është caktuar të nisë në orën 09:00.

Në njoftimin e dërguar për media nuk janë bërë të ditura pikat e rendit të ditës apo çështjet që do të shqyrtohen gjatë kësaj mbledhjeje, transmeton "Bota sot".

Mbledhja do të mbahet në ambientet e Qeverisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat