Gjyqtari: Thaçi dhe Smakaj diskutuan për dëshmitarin Bislim Zyrapi

Aktuale

Gjyqtari: Thaçi dhe Smakaj diskutuan për dëshmitarin Bislim Zyrapi

Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 10:34
Christopher Gosnell

Gjyqtari Christopher Gosnell tha se Hashim Thaçi dhe Bashkim Smakaj akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre.

Thaçi akuzohet gjithashtu për zbulim të informacioneve konfidenciale, ndërsa Smakaj për ndihmë në kryerjen e veprës së mosbindjes ndaj gjykatës.

Gjatë leximit të përmbledhjes së aktgjykimit, Gosnell iu referua një bisede mes Thaçit dhe Smakajt për dëshmitarin Bislim Zyrapi.

“Mos e përziej, mos e përziej... Çfarë qeverie e përkohshme? Çfarë shërbimi inteligjent, bre?... Komandantët, komandantët”, citoi gjyqtari fjalët e Thaçit.

“Ata kanë dalë jashtë, ashtu janë edhe letrat. Thuaji mos e ngatërro, o burrë”, ishte një tjetër pjesë e bisedës së cituar nga gjyqtari. / REL

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat