Klubi Alpin Prishtina ju fton të dielën që të merrni pjesë në ecjen bjeshkatare e cila do të zhvillohet këtë të diel, në vargmalin e Tumbës afër Ujit të Groposur, në bjeshkët Jugore të Kosovës. Kjo ecje fillon nga fshati Pllanjan për të vazhduar drejt kurrizores së Tumbës dhe Majës së Bulecit 1650 m/lmd
Kjo bjeshkë është e pasur me ujë dhe kafshë të egra.
Maja të cilën do ta arrijmë quhet Bulec, ndërsa vet vargmali gjendet në Bjeshkët e Sharrit, në mes të Bjeshkëve të Therandës dhe Prizrenit.
Rrethinat e saj dikur kanë qenë zona të mbrojtura dhe kanë pasur vlera të jashtëzakonshme të florës dhe faunës; ndërsa sot ka iniciativa që ky regjion të vihet nën mbrojtje dhe të përfshihet në Parkun Nacional të Sharrit me qëllim të rikthimit të satusit të mëparshëm.