Mrika: Pejë, faleminderit! - Bota Sot
Mrika: Pejë, faleminderit!

Alpinizem

Mrika: Pejë, faleminderit!

Nga: K. G. Më: 30 maj 2020 Në ora: 17:05
Mrika: Pejë, faleminderit!

Alpinistja Mrika Nikçi e ka falënderuar Pejën! Mrika me prindin e saj, Arianitin, vitin e kaluar pushtuan majet më të larta të botës. 

“Pejë, faleminderit!

“Peja e bukur, qyteti i bjeshkatarëve, vendlindja ime, qyteti ku u rrita, jetoj dhe ndjehem më së miri, me datën 29.05.2020, më shpalli Nderi i qytetit të Pejës.

Ndihem e privilegjuar që kisha mundësinë të përfaqësojë shqiptarët në përgjithësi dhe Pejën në veçanti në realizimin e kësaj sfide, të njohur në alpinizëm si Seven Summits.

Me shumë mund e sakrificë arrita deri këtu, e nuk do të ndalem asnjëherë së punuari që së bashku me komunitetin bjeshkatarë dhe alpinist shqiptar në përgjithësi, të avancojmë bjeshkatarinë”, shkruan Mrika në profilin e saj në facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat