Uta Ibrahimi tregon për Majën Dhaulagiri, majën e frikshme dhe çfarë pa tjetër gjatë rrugëtimit...

Alpinizem

Uta Ibrahimi tregon për Majën Dhaulagiri, majën e frikshme dhe çfarë pa tjetër gjatë rrugëtimit...

Nga: K. G. Më: 14 tetor 2022 Në ora: 15:39
Uta Ibrahimi

Alpinistja e mirënjohur e Kosovës, Uta Ibrahimi, ka treguar për rrugëtimin e saj gjatë ngjitjes në majën Dhaulagiri, majën më të frikshme.

Uta ka përshkruar rrugëtimin e saj në Majën Dhaulagiri, e cila ka qenë sfidë me përplot rreziqe. Trimëresha jonë ia doli me sukses në majën që është e shtata më e lartë në botë.

“Dhaulagiri është ekspedita e parë, që pas tentimeve drejt majës dhe pa sukses për me mbërri në maje, me ka bë të lumtur, të gëzuar, njëjtë sikurse edhe çdo maje tjetër që i kam dal në krye. 

Image

Me i dal në krye majave të Himalayave, ish me u kthye mirë, me shëndet, e komplet. 

Kthimi në Kosovë, te njerëzit e mi, kthimi në jetë, është shumë më i rëndësishëm se sa secila maje e botës që e kam ngjit deri më tani. 

Image

Uta Ibrahimi

Patjetër që sfidat janë të bukura, na rrisin si njerëz e na bëjnë ma të fortë, sukseset na gëzojnë, por ‘dështimet’ na bëjnë me dashtë edhe vlerësu më shumë jetën.

Derisa po kthehem ngadale në jetë, pas 3 ditëve në Kathmandu, pushim, ushqim e reflektim, e 4 ditëve në Kosovë, sot po e ndaj një copë të përvojës dhe ecurisë së ekspeditës Dhaulagiri 2022.

Image

Uta Ibrahimi

Maja Dhaulagiri është Maja e 7-të më e larta në botë, me 8167 metër lartësi mbidetare.

Gjendet në masivin e Himalayave. Ngjitjet në këtë maja bëhen përgjatë dy sezoneve, pranverë dhe vjeshtë. Pranvera ngjitja është më e përshtatshme dhe më pak e rrezikshme për shkak të sasisë së borës, mirëpo dita a majës është më e përshtatshme gjatë sezonit së vjeshtës sepse bora në copën e fundit të shtegut e bon ma të lehtë ngjitjen.

Dhaulagiri e ka kuptimin e malit te bardhë. Prej ditës së parë kur kam arrit në kampin bazë, nuk ka pas as edhe një ditë që nuk ka ra shi apo borë, e gjitha kjo e ka bë shumë interesante ekspeditën.

Në Kathmandu kam mbërri me datë 7 shtator në ora 06:00, në ora 13:00 kemi fluturu në Pokhara. Me datë 8 shtator pas 10 ore në rrugë me xhip 4x4 kemi mbërri në fshatin Marpha. Me 9 shtator, pas paketimeve dhe organizimit të ushqimeve, kemi fillu ecjen drejt BC, ku i kemi bërë dy ditë. C1 në Yak Kharka dhe C2 në Hidden Valley, me dy kalime të nalta / Franch Pass dhe  Dhampus Pass / me 5200-5300 lartësi mbidetare.

Duke mos pas kohë për me u aklimatizu, edhe për shkak të kohës shumë të shkurtë, ditën kur kam mbërri në BC kam qenë pa energji dhe me sëmundje të lartësisë. 

Image

Uta Ibrahimi

BC - Kampi bazë është i pozicionuar në 4700 metra lartësi mbidetare dhe përballë gjendet një masiv i faqes me gurë, i pjerrët, ku çdo ditë kishte rënie të gurëve dhe borës, e kjo ishte dera e parë prej kampeve më të lartë.

Pas datës 12 Shtator - 21 Shtator, në pamundësi me fillu aklimatizimin, për shkak të shiut dhe borës, orteqeve, aklimatizmin e kemi bërë disa ditë ecje nëpër shtigje më të sigurta rreth kampit. Përgjatë kësaj kohe ka qenë e vështirë edhe transportimi i ushqimeve, litareve, tentave dhe ushqimeve për kampet e larta.

Me 21 Shtator më në fund, pas 9 dite pritje, e filluam aklimatizmin e parë drejt kampeve 1 dhe 2. 

Kalimi prej BC në C1 - ka qenë edhe pjesa me e rrezikshme e ekspeditës edhe njëfarë dere e rrezikshme që në fillim.

Image

Uta Ibrahimi, e para në të djathtë

Prej BC shtegu fillimisht është me gurë dhe disa krevasa (qarje të tokës) dhe ngjitja vazhdon në shteg të pjerrët me rreth 40-50%, gurë dhe borë mirëpo e ekspozuar dhe gjatë gjithë kohës rënie të gurëve, apo ujëvara apo shkundje e borës. Pas kalimit të kësaj pjese, shtegu pastaj vazhdonte në gurë dhe borë dhe më pastaj vetëm borë dhe krevasa. Edhe pse dallimi në altitude nuk ka qenë shumë i madh mes këtyre dy kampeve, gjatësia në kilometra ka qenë goxha sidomos në at lloj terreni.

Kampi 1 gjendet në 5700 m. Për me arrit në kamp zakonisht nuk merr më shumë se 4-5 orë, në ndërkohë në rotacionin e parë neve na u dashtë afërsisht 8 orë për me mbërri në C1, për shkak të borës së thellë.

Te nesërmen, vazhduam në C2 me 6300 metra. Ngjitje kryesisht e lehtë, jo teknike dhe jo shumë rreziqe. 

Dy netët e para të aklimatizimit shkuan mirë.

Image

Uta Ibrahimi

Normalisht pa gjumë, mirëpo të paktën pa probleme. Kështu pas 3 dite u kthyem në BC, për pushim, furnizim me ushqime dhe pritje deri në tentimin tjetër për ngjitjen drejt majës.
Normalisht nëpër ekspeditat e mia në Himalayas, aklimatizimin e kemi bërë në dy rotacione, mirëpo në këtë rast pasi që maja nuk është shumë e lartë, dhe pasi që ekipi nuk pat ndonjë problem në aklimatizim, vendosem që aklimatizimin me e përmbyll me një rotacion.

Përgjatë kohës sa pritnim motin për ‘Summit Push’, filluam me dëgjuar edhe aksidentet dhe orteqet nga Maja Manaslu - orteqe të mëdha, și asnjëher më parë. Gjithashtu, gjatë bisedave me sherpa dhe alpinistë të tjerë, e kuptonin që situata e borës dhe orteqeve, e ndryshimit të motit, është shumë e çuditshme këtë vit dhe se gjithçka është shumë më ndryshe. E njëjta ishte edhe tek ne, në Dhaulagiri.

26 Shtator, pasi që ishte ditë e mirë me kalendar të budismit, dhe i patëm 1 orë me diell, sikurse e thotë zakoni para çdo ‘Summit Push’ morem pjesë në ceremoninë e Puja - ku secili në format tona, u lutëm për siguri dhe ngjitje të mirë e lehtë në këtë maje, përballë me shtylla dhe Majën Dhaluagiri.

Me 28 Shtator u nisem drejt ‘Tentimit të Majës’-‘Summit Push’. Plani fillestar ishte që të tentonim ngjitjen me 1 Tetor, mirëpo për shkak të ndryshimeve në mot, plani ndryshoj.

28 Shtator C1, 29-30 Shtator C2, 1 Tetor C3 (7300m) - ku edhe kishim planifiku qëndrim disa orë dhe tentim drejt majës.

Rruga prej C2 - C3 kryesisht ngjitje në kurrizoren verilindore (shtegu klasik i ngjitjes) ishte mjaft teknik, kryesisht i pjerrët në 45-55 * dhe gjatë gjithë këtyre orëve të ngjitjes, binte borë dhe shikueshmëria ishte gati 0. 
Gjatë gjithë ngjitjes na kalonin orteqe të vogla nëpër këmbë, mirëpo shumë afër kampit 3 (7300m) ishte edhe momenti i ortekut më të madh. Në atë moment ishm ndal për një pauzë të vogël bashkë me Aram, (ngjitëse nga Irani) e cila ishte ulur dhe e siguruar në litar dhe për një moment, unë isha e mbuluar nga bora deri në gjunjë dhe Aram ishte e mbuluar komplet. 

Për shkak të mjegullës dhe borës, nuk arrinim me pa asgjë, as lart ku ishte ekipi e fiksimit të litarëve apo poshtë, ku ishte pjesa e tjetër e ngjitësave. 

Njëfarë trishtimi, një ndjenjë shumë e keqe, në pamundësinë me pa se çka tjetër po na vjen nga lart, apo sa është i sigurt litari që jeta jonë varej nga ai litar.

Frika se mos rastësisht orteku e ka këput litarin, a jemi të sigurta me vazhdu lart, apo edhe me zbrit poshtë. Pas disa minutave mjegull, në sy e mendje, filluam me e pa ekipin e fiksimit të litarëve që kishin fillu zbritjen / diku 50-100 metra para se me arrit në C3. Aty e kuptuam që duhet me fillu sa më shpejt me zbrit te poshtë.
Vazhduam edhe disa orë zbritjen. Ma shumë orteqe, edhe ma shumë vështirësi. Diku, pas 12 orëve arritëm në C2.

Nata në C2 ishte shumë e gjatë, me orteqe përreth e vetëtima. 

Data 2 Tetor ishte dita e zbritjes sa më të shpejtë në kampin bazë. Gjatë rrugës e pamë ekipin e skijimit nga Franca, të cilit po fluturonin nga Kampi 1 për në kamp bazë për shkak të rrezikut të madh të orteqeve.

Image

Ne vazhduam tutje, me shpejtësi maksimale, me orteqe të vogla rreth e rreth. Dikur vonë arritëm në kampin bazë, pak ushqim edhe paketim që të nesërmen ma vazhdu menjëherë ecjen drejt fshatit Marpha për shkak të motit të keq që u pritke me ardh.

3 Tetor ecje nga BC për në fshatin Marpha (11 orë) një shteg që normalisht bëhet për 3 ditë. 4 Tetor Marpha - Pokhara. 

Kanë kalu disa ditë pasi që ne e kemi lan kampin bazë, atje janë një ekip i sheprave që janë të bllokuar në kamp bazë, një ekip tjetër i ngjitësave që deri para dy ditë kanë qenë të bllokum në Marpha (për shkak të rrëshqitjes së tokës), etj. 

E gjithashtu humbjen e jetës të 2 personave, e 20 mushkave, që po bënin këtë kthim dhe nuk i përballuan të ftohtit.

Kështu, Maja Dhaulagiri mbetet për ndonjë vit tjetër me e tentu ngjitjen drap, kur mali na don edhe na lejon me u ngjit. 

Këtë vit, Himalayat kanë qenë të rrezikshme, kanë marr jeta, edhe na duhet me e respektu edhe me ju falënderuar që për aq kohë sa kemi tentu ngjitjen, kanë qenë të mira me neve.

Image

Faleminderit edhe mbështetësve të ekspeditës Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit airtiketa.com 
BlackYak - Made for Missions për veshjet e mrekullueshme.
Seven Summit Treks për organizimin e ekspeditës”,
ka shkruar Ibrahimi në profilin e saj në facebook.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat